Kryetari Imri Ahmeti mbledh bordin, ja qka u diskutua

PUBLIKUAR

Drejtuar nga Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, sot është mbajtur mbledhja konsultative e Bordit të Drejtorëve.

Në këtë takim u diskutua për dinamikën e shpenzimit të buxhetit dhe realizimin e të hyrave vetanake sipas planifikimit buxhetor, mbi mbarvajtjen e punëve dhe projekteve në teren por edhe përgaditjet e festave të fundvitit.

Kryetari Imri Ahmeti ka kërkuar nga drejtorët angazhim në përmbushjen e objektivave siç janë paraparë deri në përmbyllje të buxhetit por fokus të veçantë të kenë edhe ndërtimin e planit për vitin ardhshëm.

Po ashtu gjatë këtij takimi është diskutuar për menaxhimin e punëve të përditshme me theks të veçantë për rendin shtëpiak në objektin e ri të administratës. Ndërkohë u themeluan dy komisione që do të evidentojnë dhe regjistrojnë materialet e nevojshme për arhivim si dhe komisioni për rixhistrimin e aseteve të vjetra në objektet ku ka funksionuar deri tash administrata.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...