Kryetari i Komunës Imri Ahmeti gjatë ditës sotme ka pritur në takim, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka me bashkëpunëtor me të cilin kanë diskuatuar rreth projekteve të nevojshme nga Qeveria për nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal.
Kryetari Imri Ahmeti fillimisht ka prezantuar nevojën për përfshirjen e Komunës së Lipjanit në nxemjen qendrore përmes koogjenerimit nga Kosova e Re, përfshirjen së Komunës së Lipjanit në projektin regjional të impianteve për menagjimin e ujërave të zeza, instalimin e fibrës optike në tërë teritorin e Komunës së Lipjanit, hapjen e dyerve të Parkut Nacional Blinaja për vizitorë dhe vazhdimin e investimeve nga Qeveria në Zonën Ekonomike në Qylagë e cila është interes vital për zhvillimin e ekonomik.
“Për ne është shqetësuese ndërpreja e zonës ekonomike dhe i bëjmë apel Qeverisë të mos ndërprehen investimet në atë zonë sepse kjo zonë është jetike për Komunën e Lipjanit dhe mbarë vendin”, tha Ahmeti.
“Në takim biseduam për shumë gjëra dhe ne morëm përsipër të shikojmë mundësinë e futjes së Komunës së Lipjanit në ngrohje qëndrore të Prishtinës përmes termocentralit Kosova e Re sepse kemi kapacitet të mbulojmë Fushë Kosovën, Obiliqin dhe tani synojmë edhe Lipjanin”, tha Lluka.
Ministri Lluka theksoj se MZHE do të përfshijë Lipjanin si komunë në shtrimin fibrit optik.


