Kryetari Imri Ahmeti ka pritur Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin kanë diskutuar një mori çështjesh, me fokus të veçantë është diskutuar për marrëveshjen e gjelbërt dhe mbrojtjen e mjedisit.
Kryetari Ahmeti fillimisht vlerësoi lart bashkëpunimin dhe kontributin e Bashkimit Evropian për implementimin e disa projekteve në Komunën e Lipjanit.
“ Falenderoj Ambasadorin Szunyog për interesimin e tij në vazhdimin e punëve të përbashkëta, ku edhe në këtë rast biseduam edhe për investimet e mundshme rreth marreveshjes së gjelbërt dhe ruajtjen e mjedisit në mënyrë që të kontribohet në shëndetin e qytetarëve, ka thënë ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti.
Ndërkaq, Shefi i Zyrës së BE-së, ambasadori Szunyog ka shprehur mirënjohje Kryetarit Imri Ahmeti, duke uruar për mandatin e ri dhe çmoi lart përvojen e tij si lider, ai po ashtu çmoi lartë edhe për frymën bashkëpunuese dhe rikonfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen.
“Janë investuar mbi 1 milion euro në projektet e ndryshme të Komunës së Lipjanit dhe jemi të interesuar të vazhdojmë me investime tjera, ku sot po ashtu diskutuam me komunën rreth projekteve të marrëveshjes së gjelbërt dhe mbrojtjen e mjedisit, ka thënë Shefi i Zyrës së BE-së, ambasadori Szunyog, duke shtuar se çmoj faktin që Komuna e Lipjanit është shumë etnike dhe jetojnë disa komunitete, ne së bashku me UNDP së shpejti do të fillojmë për të implementuar projektin për ruajtjen e trashëgemisë kulturore në Janjevë.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Szunyog janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...