Kryetari Imri Ahmeti ka pritur drejtorin e Policisë Rajonale në Prishtinë Fehmi Gjata

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari Diamant Bytyqi, sot kanë pritur në takim përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë të udhëhequr nga drejtori Fehmi Gjata, me të cilët kanë bashkëbiseduar për tema të ndryshme por me theks të veçantë kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Komunën e Lipjanit, njofton Komuna.

Përfaqësuesit komunal dhe zyrtarët policor u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar në çdo segment, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë për të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u tha se Komuna e Lipjanit ka një rol aktiv për krijimin e një klime të sigurtë, veçanërisht me projektet e shumta që janë zhvilluar por edhe ato synuara për luftimin e dukurive negative në shkolla, të cilat do të ndikojnë në nivelin e përgjithshëm të sigurisë në territorin e komunës.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...