Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, inspekton punimet e projekteve infrastrukturore në Dobraj të Madhe

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, sot ka vizituar Dobrajën e Madhe për të inspektuar nga afër ecurinë e dy projekteve të rëndësishme infrastrukturore: asfaltimin e rrugës pranë shkollës dhe ndërtimin e stadiumit me bar sintetik.

Gjatë vizitës, kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturë, duke potencuar se këto projekte do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e banorëve të Dobrajës së Madhe, njofton Komuna.

“Asfaltimi i rrugës pranë shkollës në Dobraj të Madhe do të lehtësojë lëvizjen e nxënësve dhe banorëve, duke ofruar një infrastrukturë më të sigurt dhe të qëndrueshme. Ndërsa stadiumi me bar sintetik do të krijojë kushte moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive, duke inkurajuar të rinjtë të angazhohen më shumë në sport,” tha kryetari Ahmeti.

Ai gjithashtu siguroi banorët se Komuna e Lipjanit do të vazhdojë të investojë në përmirësimin e infrastrukturës publike dhe do të mbështesë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe zhvillimin e infrastrukturës.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, inspekton punimet e projekteve infrastrukturore në Dobraj të Madhe, thuhet tutje

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, sot ka vizituar Dobrajën e Madhe për të inspektuar nga afër ecurinë e dy projekteve të rëndësishme infrastrukturore: asfaltimin e rrugës pranë shkollës dhe ndërtimin e stadiumit me bar sintetik.

Gjatë vizitës, kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturë, duke potencuar se këto projekte do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e banorëve të Dobrajës së Madhe, thuhet më tutje.

“Asfaltimi i rrugës pranë shkollës në Dobraj të Madhe do të lehtësojë lëvizjen e nxënësve dhe banorëve, duke ofruar një infrastrukturë më të sigurt dhe të qëndrueshme. Ndërsa stadiumi me bar sintetik do të krijojë kushte moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive, duke inkurajuar të rinjtë të angazhohen më shumë në sport,” tha kryetari Ahmeti.

Ai gjithashtu siguroi banorët se Komuna e Lipjanit do të vazhdojë të investojë në përmirësimin e infrastrukturës publike dhe do të mbështesë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe zhvillimin e infrastrukturës, thuhet në fund.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...