Kryetari i Kievit tregon pasojat, pas sulmeve ajrore ruse në kryeqytetin ukrainas

PUBLIKUAR

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka postuar sot një sërë videosh në llogarinë e tij në Twitter, për të treguar dëmet e shkaktuara nga agresioni rus në kryeqytetin ukrainas.

Ai tha se “ëndrra e presidentit rus për të krijuar Rusinë e madhe, është makthi i vendit të tij”, transmeton Telegrafi.

Ndryshe Ukraina ka hyrë sot në ditën e 19-të që kur Rusia filloi pushtimin e këtij vendi. Në anën tjetër ka raportime për shumë civilë të vrarë nga sulmet ruse.

E ushtria ukrainase po bën të pamundurën që ta mbroj vendin nga agresioni rus – duke i shkaktuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...