Kryetari i Kievit thirrje banorëve të evakuohen

PUBLIKUAR

Kryetari i Kievit u ka kërkuar banorëve të evakuohen ndërsa qyteti ka mbetur pa energji dhe ujë për shkak të sulmeve ruse, shkruan The Guardian.

Vendi po përballet me një mungesë të parashikuar në rreth 32 për qind në furnizimin me energji të hënën, tha Sergey Kovalenko, CEO i YASNO.

Kryetari Vitali Klitschko u bëri thirrje banorëve që të marrin parasysh gjithçka duke përfshirë edhe skenarin më të keq, në të cilin kryeqyteti do të mbetet pa ujë dhe energji.

“Plani i Putinit është që ne të vdesim  ose të na bëjë të largohemi nga toka jonë. Kjo është ajo që sulmuesi dëshiron të arrijë”, shtoi Klitschko.

Ndërkohë, Mykhailo Podoliak, një këshilltar i Presidentit Volodymyr Zelensky, tha në një mesazh në Twitter se Ukraina  nuk do të tërhiqej pavarësisht sulmeve ruse në infrastrukturën e saj energjetike./abcnews.al

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...