Kryetari i KBI-së në Lipjan Xhevdet EF Bytyqi nëpërmjet një letre ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit, transmeton LipjaniNews.com
Nesër më: 12 Shtator 2016, është dita e parë e Kurban – Bajramit.
“Ndaj shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal dhe në emër të Këshillit te Bashkësisë Islame në Lipjan, t’ua uroj këtë festë madhështore duke dëshiruar që kjo ditë të jetë ditë feste, gëzimi, solidaritet, dhe mirëqenies në familjen e çdo besimtari. Sofra e Bajramit është simbol që bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin dhe nderin mes besimtarëve, shton dashurin ndaj Krijuesit, Le të na shërbejë kjo festë si moment i vetëdijesimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme të shoqërisë. Në këtë ditë të madhe të shprehjes së besimit dhe të sakrificës por dhe të një çasti kremtimi për të gjithë besimtarët myslimanë, kur shtohet dhe forcohet më shumë ndjenja e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë dhe mëshirës, uroj që të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të punojmë për një të ardhme sa më të mirë për kombin tonë Në fund më lejoni që edhe njëherë tua uroi festën e Fitër – Bajramit të gjithë vëllezërve e motrave tanë si në Kosovë, brenda trojeve tona etnike, si dhe diasporës kudo që ata gjenden Urime. Përzemërsisht Xhevdet Bytyqi”, thuhet në urim, transmeton LipjaniNews.com


