Kryetari i Bundestagut: Serbia duhet ta ndryshojë kushtetutën

PUBLIKUAR

Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert, gjatë vizitës në Beograd deklaroi se Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën, që të mund të anëtarësohet në BE

Tutje kryetari i Bundestagut gjerman, Lamert, theksoi mënyrën se si duhet të procedohet kjo çështje.

“Ndryshimi  Kushtetutës duhet të bëhet përmes dialogut që duhet zhvilluar në Parlament, ku pastaj do të mund të ecet përpara”, theksoi kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert, njoftojnë mediat serbe.
Ndërkohë që bëhet e ditur se Partia Radikale Serbe (SRS), ka bojkotuar mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, me arsyetimin se shteti gjerman ka njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton RTK.

Deputeti nga radhët e PRS-së, Miljan Damjanoviq, deklaroi se zyrtarët e lartë gjermanë insistojnë që Serbia t’ia kthejë shpinën Rusisë

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...