Kryetari Ahmeti, zhvilloi takim me përfaqësuesit e GIZ-it për menaxhimin efikas të mbeturinave

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë sot ka pritur në takim informues Menaxherin e Projektit për Shërbime të Qëndrueshme Komunale, nga GiZ-i Gjerman, Stefan Mager.

Gjatë këtij takimi, kryetari Ahmeti dhe menaxheri Mager diskutuan për temat e ndërlidhura me procesin e mëtutjeshëm të menaxhimit të integruar të mbeturinave në Komunën e Lipjanit, duke përfshirë shërbime shtesë të deponimit dhe riciklimit të mbeturinave sipas një plani të standardizuar dhe të unifikuar në të ardhmën për të gjitha komunat.

Kryetari Ahmeti në këtë rast ka falenderuar përfaqësuesit e GiZ për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Komunës së Lipjanit, si dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim edhe më të ngushtë në të ardhmën.

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...