Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me krerët e bashkësisë Islame në Lipjan dhe Policinë e Kosovës ka vizituar familjet e të akisdentuarve në Duhël.
Kryetari Ahmeti ka ngushëlluar familjet Retkoceri dhe Tmava me rastin e vdekjës së Leonard Retkoceri dhe Sabit Tmava.
Ndyshe, Kryetari Ahmeti ditën e nesërme (e diele) shpallë ditë zije në Komunën e Lipjanit
Me vendim të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nesër është shpallur ditë zije në Komunën e Lipjanit, kështu duke ndarë dhimbjen me familjet Retkoceri e Tmava me rastin e humbjes së jetës së Leonard Retkocerit dhe Sabit Tmavës në fshatin Duhël.
Gjithashtu, me këtë vendim anulohen të gjitha aktivitetet politike dhe aktivitete të tjera që janë paraparë të mbahen nesër.
Ngushëllime !



