Kryetari Ahmeti viziton disa nga projektekt që janë drejt finalizimit

PUBLIKUAR

Me një dinamikë të mirë po vazhdojnë punimet në realizimin e shumë projekteve infrastrukturore në gjithë teritorin e Komunës së Lipjanit.
Për ti parë mbarëvajtjet e punimeve gjatë ditës së djeshme ka dalur vetë kreu i Lipjanit Imri Ahmeti, i cili ka uruar banorët për projektet që tani janë në fazën përfundimtare të realizimit.
Kryetari Ahmeti fillimisht ka vizituar punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Hallaq i Madh, duke vazhduar në fshatin Zllakuqan ku edhe atje pritet që shumë shpejt të filloj asfaltimi i rrugëve, njoftoi komuna.


Kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti po ashtu gjatë ditës së djeshme ka qëndruar edhe në fshatin Mirenë për të parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen me një dinamikë të shtuar në ndërtimin e objektit të ri shkollor në këtë vendbanim.
Ai po ashtu ka vizituar edhe punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugëve në fshatin Resinovc, rrethojen e oborrit të shkollës “Vezir Kolshi” si dhe përgatitjet për asfaltimin e rrugës “Miftar Cani” në fshatin Baicë, rrugët e disa lagjeve në Shalë ku edhe atje po bëhen përgatitjet e fundit për asfaltim, si dhe punimet që po zhvillohen në fshatin Krojmir, konkretisht përgatitjet finale për asfaltimin e rrugës “Rrahman Veseli” dhe disa rrugica të tjera.


Banorët e këtyre vendabnimeve e kanë falenderuar Kryetarin për këto investime mjaft të nevojshme në përmirësimin e jetës së tyre. Ndërsa Kryetari Ahmeti u ka premtuar banorëve që do të jetë gjithmonë i përkushtuar në realizim të projekteve edhe në ardhmën për të gjitha lokalitetet e Komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...