Kryetari Ahmeti uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, së bashku me drejtorin e Drejtorisë komunale të Arsimit, Rasim Hasanin, gjatë ditës së somte kanë vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “ Ismail Luma” në Lipjan.

Për më tepër, gjatë qëndrimit në shkollën “Ismail Luma”, Kryetari Ahmeti ka uruar stafin drejtues e mësimor si dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke iu dëshiruar suksese të reja.

“Jemi të vetëdijshëm se fëmijët dhe nxënësit tanë, pas disa vitesh do të jenë qytetarë të Evropës, ku pjesë e saj do të jetë edhe Kosova. Prandaj, një arsimim sa më cilësor dhe me konkurrent ndaj vendeve të rajonit, por edhe të Evropës, shtrohet si nevojë imediate aplikimi i metodave të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë tanë nesër të ndihen të barabartë me moshatarëve të tyre”, ka thënë Kryetari Ahmeti, duke thënë se Komuna e Lipjanit, do të jetë në vazhdimësi me nxënësit, mësimdhënësit por edhe me prindërit, për të përmbushur çdo nevojë apo kërkesë, në mënyrë që të krijojmë një sistem të arsimit sa më të mire dhe cilësor, sepse duke investuar në arsimim, ne investojmë për të ardhmen tonë dhe të brezave në vazhdim.

Në të njejtën kohë Kryetari Ahmeti së bashku me drejtorin e Arsimit, Rasim Hasani kanë përuruar pilot projektin më “Më Mëso Mua”- Bashkëfinancim në mes KEC-it dhe Komunës së Lipjanit për zhvillimin e mësimit online në këtë shkollë. Projekti konsiston në shfrytëzimin e platformës digjitale nga ana e mësimdhënësve dhe nxënësve më procesin mësimor.

Po ashtu, kreu lipjanas ka theksuar se varësisht nga suksesi i projektit në fjalë do të gjejmë mënyra që ky projekt të implementohet edhe në shkolla tjera të Komunës sonë.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...