Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka uruar gratë dhe nënat për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke ju dëshiruar, shëndet dhe suksese në arritjen e synimeve për një shoqëri sa më të avancuar në të gjitha aspektet.
Të nderuara nëna, gra dhe motra,
Sot, me krenari ju urojmë festën tuaj, 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Gruaja është themel i suksesit të një familje të shëndosh dhe të prosperuar, ndaj në këtë ditë, ne shprehim mirënjohjen për përkushtimin tuaj dhe sakrificën ndaj familjes në veqanti dhe ndaj shoqërisë në përgjithësi.
sot, gruaja lipjanase gëzon pozita të larta vendimmarrëse sepse pa fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje nuk mund të kemi as shoqëri demokratike.
Ne zotohemi, se do t’i respektojmë të drejtat e gruas dhe përherë do e vleresojmë kontributin e saj të çmuar.
Andaj, inkurajoj të gjitha femrat që të mos ndalojnë në rrugën e tyre për të zënë vendin e tyre të merituar në shoqëri.
Gëzuar!


