Komuna e Lipjanit ka njoftuar se kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot gjatë ditës ka qëndruar në fshatin Sllovi dhe Hallaq ku ka parë nga afër gjendjen e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve të këtyre vendbanimeve.
Kryetari ImriAhmeti ka thënë se shumë shpejt do të gjendët një mundësi që të bëhet rregullimi i infrastrukturës të këtyre varrezave, thuhet tutje.
Komuna e Lipjanit edhe më herët ka qenë në përkujdesje e sipër ndaj varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve lipjanas, kështu duke rregulluar infrastrukturën e varrezave në disa vendbanime të Komunës së Lipjanit.


