Kryetari Ahmeti priti në takim Ministrin Elbert Krasniqi

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tijë, sot gjatë ditës kanë pritur në takim Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me të cilin kanë diskutuar mbarëvajtjen e projekteve të fituara nga Komuna e Lipjanit në Grantin e Përfmormancës Komunale, të cilat shumica nga to kanë filluar së iplementuari në teren.

Me këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti, ka theksuar nevojën e mbështetjes nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal por edhe të Qeverisë së Kosovës lidhur me përshpejtimin e ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik. Vonesat nga ana e OSHP-së për marrjen e vendimeve po e prolongon vazhdimin e agjendës tonë në implementimin e projekteve kapitale, njofton Komuna.

Pas takimit të zhvilluar, kryetari Ahmeti së bashku me ministrin Krasniqi kanë vizituar disa nga projektet të cilat po implementohen në teren si sallën e sportit në shkollën Ismail Luma në Lipjan, Sallën e sportit afër shkollës në Banullë dhe ndërtimin e shtratit të lumit në Gadime të Poshtme.

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...