Kryetari Ahmeti prezanton raportin gjashtëmujor të punës (VIDEO)

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti në mbledhjen e 32-të me radhë të Kuvendit të Komunës së Lipjanit të hënën, ka prezantuar raportin e punës për periudhën gjashtëmujore të vitit 2016.
Kryetari Ahmeti me këtë rast para këshilltarëve komunal ka elaboruar në pika të shkurtëra rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe raportuese si dhe vështirësitë me të cilat është ballafaquar ekzekutivi i komunës.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=9lytr0F5BRo

Kreu i Komunës me theks të veçantë ka folur për trendin pozitiv të rritjes së arkëtimit të të hyrave vetanake. Po ashtu ai ka thënë se nëse vazhdohet me këtë trend falë bashkëpunimit me qytetarë dhe menaxhimit të mirë, do të jemi të sigurt se do të tejkalohet edhe planifikimi i realizimit të të hyrave vetanake.
Gjatë kësaj periudhe raportuese Komuna e Lipjanit ka realizuar shumë projekte të parapara në këtë gjashtë mujor, po ashtu disa prej tyre janë në fazen drejtë realizimit, ka thënë Kryetari Ahmeti, në të njejtën kohë ai ka cekur edhe implementimin e projekteve kapitale nëpër lokalitete dhe fshatra, duke pasur si prioritet që numri i projekteve të rritet duke aplikuar dhe synuar që Komuna e Lipjanit të merr grante të caktuara nga Qeveria, Komisioni Evropian dhe organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
“ ky gjashtëmujor i bazuar në indikatorët matës rezulton vazhdimësinë e realizimit të synimeve për përformancë pozitive. Treguesit makro janë shumë pozitiv dhe premtues dhe kjo përformancë pozitive e vlersuar edhe nga njësitë monitoruese vendore dhe ndërkombëtare, komunën tonë e renditin ndër komunat e para në shum sfera e kjo është rezultat dhe product i angazhimeve konsistente, llogaridhënëse, transparente, në komunikim gjithënjë më të hapur me publikun”, është shprehur kreu lipjanas, Imri Ahmeti.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=9lytr0F5BRo
Kryetari Ahmeti, po ashtu ka thënë se në vazhdimësi do të përkushtohemi për të qeverisur ligjshëm e ndershëm dhe për ta shëndërruarë administratën komunale në funksion dhe shërbim të qytetarëve, ku edhe fton të gjithë qytetarët si dhe këshilltarët komunal, që së bashku të angazhohemi në tejkalimin e sfidave dhe vëshirësive tona, në dobi të progresit të gjithëanshëm të komunës sonë, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.

Përveq raportit të punës së kryetarit i cili u vlerësua nga ana e këshilltarëve si një raport vuliminoz dhe specifikuar mirë, po ashtu u prezantua edhe Raporti i Auditorit të Përgjithshëm.
Shaban Syla, shef i sektorit pë Buxhet dhe Financa para Këshilltarëve Komunal ka elaboruar Raportin e Auditorit të Përgjithshëm, duke thënë se ky raport paraqet një opinion shumë pozitiv për komunën, veçanërisht lidhur me pasqyrat financiare pasi që kemi të bëjmë me opinionin më të mirë të mundshëm (Opinion i Pamodikifuar).
Lidhur me këtë kreu i Lipjanit Imri Ahmeti, ka theksuar se falë një bashkëpunimi të mirë mes ekzekutivit dhe shërbyesve civil, të cilët i falenderoj për punën e tyre të palodhshme, e vetmja Komuna e Lipjanit nga të gjitha komunat e tjera në nivel vendi ka arritur të marrë opinion më të mirë të mundshëm nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (Opinion i Pamodikifuar).

IMG_1631
Ndryshe ky raport i Auditorit të Përgjithshëm nga ana e të gjithë këshilltarëve u vlerësua si një përmirësim i përformancës së menaxhimit financiar gjatë vitit 2015
Në mbledhjen e somte të Kuvendit të Komunës së Lipjanit, nën kryesimin e Vlora Limani – Hajnuni, këshilltarët komunal kanë aprovuar edhe Propozim Rregulloren për caktimin e tarifave për tatimin në pronë.

 

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...