Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka organizuar sot një ceremoni solemne me rastin e festave të fundëvitit me të gjithë akterët që kanë bashkëpunuar me Komunën e Lipjanit përgjatë vitit 2018.
Në këtë rast Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, para të pranishmëve ka falenderuar të gjithë përfaqësuesit e organizatave vendore, ndërkombëtare dhe investitorëve të tjerë të cilët kanë mbështetur Komunën e Lipjanit në realizimin e projekteve gjatë këtij viti.
Kryetari, Ahmeti vitin që po e lëmë pas e ka quajtur vit të sukseseve për Komunën e Lipjanit ku është shënuar një progres jashtëzakonisht i mirë duke bërë kështu Lipjanin shembull të një qeverisjeje të mirë në bashkëpunim me qytetarët lipjanas, njofton Komuna.
Po ashtu i pari i Lipjanit Imri Ahmeti është shprehur i bindur që edhe vitin e ardhshëm dhe në vitet në vazhdim do të ketë progres edhe më të shtuar në realizimin e projekteve të shumta që kanë impakt në jetën e qytetarëve lipjanas.
Në këtë organizim përmes një video të përgatitur nga Zyra për Informim dhe Marëdhënie me Publikun është shfaqur një përmbledhje e shkurtër e punëve dhe aktiviteteve të realizuara nga Komuna e Lipjanit gjatë vitit 2018 si dhe u bë shpërndarja e Buletinit vjetor.


