Policia prangos një person në Lipajn

PUBLIKUAR

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit

Nga raporti 24-orësh të Policisë, i arrestuari dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht dhe në mënyrë të vazhdueshme një grua.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti vazhdimisht e ka ngacmuar viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 16:00.

Pas inicimit të rastit dhe me konsultim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedurat e mëtejshme ligjore.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...