Kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Qatar Charity

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Qatar Charity për shpërndarjen e grandeve të vogla për familjet me kushte të rënda ekonomike në Komunën e Lipjanit për mbështetje në sektorin e bujqësisë, me qëllim të fuqizimit ekonomik të këtyre familjeve, njofton Komuna e Lipjanit.
Gjatë nënshkrimit të këtij bashkëpunimi, Kryetari Imri Ahmeti ka falënderuar përfaqësuesin organizatës Qatar Charity Khalid Abdulla M H Alyafei, për gatishmërinë që kanë treguar që një kohë për ti ndihmuar qytetarët të cilët kanë nevojë për ujë të pijes si dhe tani me projektin tjetër për qytetarët me gjendje jo të mirë ekonomike, ndihmë kjo e cila për Komunën e Lipjanit është shumë e mirëseardhur, njofton Komuna e Lipjanit.


Nga ana tjetër, Khalid Abdulla M H Alyafei, ka falenderuar Kryetarin Imri Ahmeti për bashkëpunimin e mirë dhe korrekt që treguar deri më tani, thuhet tutje.


Ndryshe, Komuna e Lipjanit viteve të fundit ka bashkëpunuar ngusht me organizatën Qatar Charity, bashkëpunim i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Image may contain: 2 people, people smiling

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...