Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe përfaqësuesja e OJQ-së “Arbeiter-Samariter-Bund (ASB)”, Dafina Hoxha sot kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të ndihmuar 15-të familje të rasteve sociale nga Komuna e Lipjanit.
Ky projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane dhe falë një bashkëpunimi të mirë të Komunës së Lipjat dhe OJQ ASB, ky është viti i dytë që i mbështet familjet në nevojë të Komunës se Lipjanit për krijimin e kushteve më të mira,
Me këtë rast Kryetari Ahmeti, ka theksuar se këto lloj ndihmash për qytetarët e Komunës së Lipjanit janë të mirëseardhura dhe janë në dobi të qytetarëve, duke pasur parasysh edhe territorin hapur që ka Komuna e Lipjanit dhe sigurisht që ka familje që kanë nevojë për këto ndihma, njoftoi Komuna
Projekti ka për synim ndihmen e familjeve me raste sociale përmes mini granteve ose bizenseve të vogla, duke vazhduar me zhvillimine veprimtarisve të tyre edhe në të ardhmen. Vlera e një ndihme në një familje do të jetë rreth 2.500.00€.
Kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OJQ “Arbeiter-Samariter-Bund (ASB)”- ndihmohen 15 familje të rasteve sociale
PUBLIKUAR


