Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka bërë vizitë sot në Janjevë.
Kryetari Ahmeti ka shkruar në facebook se ka biseduar bashkë me banorët për ruajtjen e ambientit.
“Në Janjevë pritet fillimi i punimeve në rregullimin e shtratit të lumit Janjevka dhe kyqjeve të kanalizimit projekte shumë të nevojshme për këtë lokalitet.
Gjithashtu do të bëhet furnizimi me shporta të mbeturinave për çdo familje”, ka shkruar Ahmeti


