Kryetari Ahmeti mirëpret talentet e futbollit që do të përfaqësojnë Komunën e Lipjanit në Barcelonë, Spanjë

PUBLIKUAR

Sot Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Anila Reçica Llugiqi, kanë pritur në takim talentet e rinj të futbollit nga komuna jonë, të cilët janë përzgjedhur për të marrë pjesë në “FC Barcelona Football Clinic” në Barcelonë, Spanjë.

Kryetari Ahmeti u shpreh i lumtur për sukseset e të rinjve të Lipjanit, të cilët kanë dëshmuar talente të jashtëzakonshme në garat sportive.

“Përkushtimi ynë për të mbështetur të rinjtë dhe zhvillimin e tyre do të jetë i vazhdueshëm. Këta të rinj janë shembulli më i mirë i punës, disiplinës dhe talentit që ekziston në komunën tonë. Lipjani do të vazhdojë të jetë përkrahës i fuqishëm i sportit dhe i mundësive që fuqizojnë gjeneratat e reja”, tha Kryetari Ahmeti, thuhet në njoftim.

Ndërsa prindërit dhe përfaqësuesit e shkollës së futbollit shprehën mirënjohjen e tyre ndaj Kryetarit Ahmeti për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e tij në promovimin e talenteve të rinj dhe zhvillimin e sportit në përgjithësi.

Përzgjedhja e këtyre talenteve të jashtëzakonshme është bërë pas pjesëmarrjes së tyre në kampin prestigjioz “Barça Camp Kosova 2024,” i cili ofroi një javë stërvitje intensive sipas standardeve të klubit legjendar FC Barcelona, shkruan Komuna e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...