Kryetari Ahmeti mirëpret kampionët e volejbollit të Gjimnazit “Ulpiana”

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, ka pritur në takim nxënësit e Gjimnazit “Ulpiana”, bashkë me mësimdhënësit dhe drejtorin e shkollës, të cilët kanë fituar vendin e parë në garat republikane në volejboll, të organizuara nga Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës.
Kryetari Ahmeti vlerësoi lartë arritje e të rinjve lipjanas, duke theksuar përkushtimin, talentin dhe shpirtin e tyre garues të dëshmuar në garat e volejbollit.
“Ky sukses është pasqyrë e përkushtimit, punës së palodhshme dhe shpirtit garues që e karakterizon rininë tonë.
  Një arritje që na bën të gjithëve krenarë dhe dëshmon se Lipjani është vend i të rinjve të talentuar, të disiplinuar dhe të vendosur drejt suksesit,” tha kryetari Ahmeti.
Ai shprehu krenarinë për këtë arritje të jashtëzakonshme të nxënësve, duke i uruar për suksesin dhe duke i cilësuar si model frymëzimi për gjeneratat e ardhshme.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...