Sot në Kuvendin Komunal të Lipjanit, lansuam platformën digjitale “Kontratat e Hapura” bashkë me drejtoren ekzekutive të Open Data Kosova, Blerta Thaçi, dhe zëvendësdrejtorin e Programit Unicef në Kosovë, z. James Mugaju, prezantuam platformën që mundëson kontrata të hapura për qytetarët e Lipjanit sipas standardeve të të dhënave të hapura ndërkombëtare.
“Platforma e “kontratave të hapura” përfshin të dhëna për realizimin e kontratave që paraqiten në kohë reale dhe mundësojnë informimin e qytetarëve për statusin e kontratave si: kur skadon kontrata, cili është statusi aktual apo sa është vlera që kontraktohet operatori ekonomik”, ka shkruar kryetari Ahmeti.
“Falënderoj shumë stafin e Techstitution, të cilët kanë zhvilluar platformë e cilia zbatohet nga Open Data Kosovo në bashkëpunim me Girls Coding Kosova dhe Komunën e Lipjanit, të financuar nga Programi Unicef Kosova”, thotë Ahmeti.


