Kryetari Ahmeti ka pritur një delegacionin nga shoqata “ Frauen BUNT” të shtetit gjerman

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim bashkëvendasen Imrie Shasivari e cila jeton e vepron në Gjermani e shoqëruar nga gratë e shoqatës “ Frauen BUNT” të cilat vijnë nga kulturat e vendeve të ndryshme, shoqatë që merret me integrimin sa më të shpejtë e të lehtë në shtetin gjerman.
Kryetari Imri Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij para këtij delegacioni kanë paraqitur një leternjoftim të shkurtër rreth Komunës së Lipjanit si dhe kanë bashkëbiseduar rreth fushave të caktuara siç janë: arsimi, kultura, shëndetësia por edhe për resurset natyrore me qka njihet Komuna e Lipjanit.
Qëllimi i vizitës në Komunën e Lipjanit ishte njohja nga afër e punës së qeverisjes lokale dhe Grupit të Grave në Lipjan me qëllim të përafrimit dhe bashkëpunimit të akvititeteve të grave rreth përvojave të mira që kanë të dyja palët.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...