Kryetari Ahmeti ka pritur komandantin e KFOR-it amerikan nga Bondsteel në Kosovë Colonel Brey Hoppkins

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka pritur komandantin e KFOR-it amerikan nga Bondsteel në Kosovë Colonel Brey Hoppkins kështu është njoftuar përmes faqës zyrtare të Komunës. 

 

Kryetari Ahmeti ka pritur komandantin e KFOR-it amerikan nga Bondsteel në Kosovë Colonel Brey Hoppkins
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në zyrën e tij ka pritur, komandantin e KFOR-it, amerikan nga Bondsteel në Kosovë Colonel Brey Hoppkins me bashkëpunëtorë të shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e KFOR-it Turk të cilët janë të vendosur në Lipjan.
Temë kryesore e këtij takimi ishte çështja e sigurisë në Komunën e Lipjanit dhe trasnparenca dhe llogaridhënia komunale, me ç’rast u potencua që Komuna e Lipjanit në raportet e organizatave ndërkombëtare dhe vendore qëndron lart si top komuna sa i përket transaprencë.
Kryetari Ahmeti, po ashtu gjatë takimit ka folur edhe për Komunitetet jo shumicë që jetojnë në Komunën e Lipjanit, dhe rëndësinë e KFOR-it , stabilitetin që ata ofrojnë për qytetarët e Komunës së Lipjanit.
Nga ana tjetër, Komandanti i KFOR-it amerikan nga Bondsteel në Kosovë colonel Brey Hoppkins ka uruar Kryetarin Ahmeti për mandatin e tretë dhe është shprehur tejet i kënaqur me të arriturat e Komunës së Lipjanit në të gjitha fushat si dhe atë të sigurisë, duke shprehur përkushtimin e thellimit të bashkëpunimit jo vetëm në sferën e sigurisë, por edhe në fusha të tjera me interes për qytetarët e Komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...