Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur takim publik me qytetarë, të cilët i ka njoftuar ata për punën e gjashtëmujorshit të parë të vitit 2024 të qeverisjes lokale ku bashkërisht kanë diskutuar për të gjitha projektet, të arriturat dhe sfidat gjatë kësaj periudhe.
Kryetari Imri Ahmeti është shprehur i kënaqur me dinamiken e investimeve kapitale e cila po shënon një rritje në bazë të planifikimit, ku aktualisht janë duke u zhvilluar në teren 44 projekte investime vetanake nga komuna dhe projekte të tjera së bashku me partner. Gjithashtu Kryetari Ahmeti tha se projekte të shumta kapitale janë proces të publikimi, vlerësimit dhe lidhjes s kontratave dhe shumë shpejtë do të filloj implementimi i tyre.
Po ashtu, Kryetari Ahmeti, ka potencuar se të hyrat e përgjithshme vetanake deri në fund të muajit maj ka arritur të realizohet mbi 53.44 % me theks të veçantë ka përmendur të hyrat e realizuara nga tatimi në pronë që deri më tani është realizuar 42.61% nga planifikimi për vitin 2024.
Një dinamike pozitive ka cekur edhe shpenzimin e buxhetit në kategorinë e investimeve kapitale ku për këtë periudhë raportuese janë shpenzuar 39% e buxhetit të planifikuar.
Gjatë prezantimit të punëve që janë duke u realizuar në teren Kryetari Ahmeti ka theksuar se këtë vit Komuna e Lipjanit do të rrit numrin e përftuesve të bursave nga 172 në 400 studentë. Po ashtu ai ka cekur se ekzekutivi ka përgatitur propozimin për aprovim nga Kuvendi për seancën e radhës që të votohet për restaurimin e dy shkollave që janë vlerë e trashëgimisë në Lipjan, shkolla e vogël në Banullë dhe ajo në Dobrajë të Madhe.
Kryetari Ahmeti, gjatë takimit me qytetarë ka potencuar se edhe në këtë Komuna e Lipjanit ka marrë opinionin më të mirë të mundshëm nga Zyra Kombëtare e Auditimit opinionin e pamodifikuar) dhe është viti i 9-të me radhë që Lipjani merr vlerësimin më të mirë të mundshëm në auditim. Ai po ashtu tha se kur jemi të vlerësimet i gëzohemi faktit që Komuna e Lipjanit në pas çdo matje që ju bëhet komunave është në krye të listave në nivel vendi.
Në fund të këtij takimi Kryetari Ahmeti, ka ftuar qytetarët që të jenë sa më bashkëpunues sa më aktiv që nëpërmjet sugjerimeve, vërejtjeve dhe kërkesave të bëhen pjesë e pandashme e ndikimit në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit, në të njëjtën kohë ai i ka falënderuar ata për kontributin e vazhdueshëm që po japin në lokalitet e tyre.
Qytetarët prezent në këtë takim publik, kanë shprehur falënderime për Kryetarin Ahmeti, për angazhimin në kryerjen e punëve të shumta që po bënë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Komunës së Lipjanit si dhe paraqiten kërkesat për investime kapitale në të ardhmen krahas lokaliteteve të tyre e të cilat janë më me prioritet për ta.