Komuna e Lipjanit ka ftuar qytetatët që me datën 29.05.2017 nga ora 11:00, të marrin pjesë në debat me Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
“Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen publike të Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti me qytetarët e Komunës së Lipjanit”, thuhet në njoftim.
“Mbledhja do të mbahet të hënen, më 29.05.2017, në sallën e Kuvendit Komunal nga ora 11:00.
Pjesëmarrja e juaj në këtë mbledhje është me rëndësi të veçantë”, thuhet tutje./LipjaniNews/


