Kryetari Ahmeti, fton lipjanasit të paguajnë borxhet e Tatimit në Pronë për të përfituar nga Ligji mbi faljen e borxheve

PUBLIKUAR

I pari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka ftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit të cilët janë borxhlinjë ndaj Komunës së Lipjanit në kategorinë e Tatimit në Pronë që të përfitojnë nga Ligji mbi faljen e borxheve e cila mundësi përfundon më 02.09.2016
Ahmeti po ashtu ka apeluar tek qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë ligjore sepse tatimpaguesit e Komunës së Lipjanit kanë mundësi shumë të mira të përfitimit nga ligji për faljen e borxheve. Janë dy forma të përfitimit nga falja e borxheve.

Forma e parë është pagesë e përnjëhershme dhe e dyta është formë e marrëveshjes kontraktuale me Komunën e Lipjanit, ku personat fizik mund të bëjnë pagesën deri në 18 këste, ndërsa për personat juridik deri në 12 këste.

Në formën e parë tatim paguesi lirohet nga ndëshkimet dhe kamatat, por duhet të bëjë pagesën e borxhit total deri në fund të vitit 2014, edhe për periudhën 2009-2014, falen ndëshkimet dhe kamatat, gjithnjë në rastin se kjo pjesë e obligimeve paguhet përnjëherë. Ndërsa, në formën e dytë me këste, falën ndëshkimet deri në vitin 2008, por jo edhe kamata.

Por, në rast se pala nënshkruan marrëveshje dhe nuk i përmbahet asaj, atëherë, gjendja kthehet në fillim, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...