Kryetari Ahmeti dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore diskutojnë rreth projektit “Përmirësimi i Klimës Investive II, Përmes Thjeshtëzimit të Procedurave Administrative”

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar nga Shkelzen Hajdini, Drejtor për Zhvillim Ekonomik, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore IFC-së, Levent Koro, Qendresa Meka dhe Liridon Shurdhani, shkruan Komuna e Lipjanit.

Qëllimi i takimit ishte finalizimi i projektit “Përmirësimi i Klimës Investive II, Përmes Thjeshtëzimit të Procedurave Administrative” të financuar nga Banka Botërore/IFC.
Gjatë këtij takimi u potencua se gjatë kësaj periudhe njëvjeqare janë evidentuar të gjitha lejet, licensat, pëlqimet dhe procedurat administrative, është analizuar aspekti ligjor i secilës procedurë, kostoja financiare dhe afati kohor i nevojshëm për përfundimin e procedurave, shkruan Komuna e Lipjanit.


Kryetari Imri Ahmeti, theksoi se Komuna e Lipjanit është shumë e përkushtuar për të realizuar këtë projekt ngase përmes rritjes së efektivitetit dhe avancimit të shërbimeve administrative komunale do të ndikohet në zvoglimin e mëtutjeshëm të kostos dhe shkurtimin e kohës për qytetarin dhe sektorin privat.

Kryetari Imri Ahmeti po ashtu ka falenderuar Banken Boterore dhe IFC-në si dhe grupin punues për punën e shkëlqyeshme dhe rezultatet e arritura deri më tani, thuhet tutje.

SHIKO MË SHUMË

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...