Kryetari Ahmeti dhe Ministri Abrashi nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për punësimin e mbi 50-të qytetarëve të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi sot kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit “Punë Publike” dhe realizimin e projektit “Praktikant në Qendren për Punë Sociale në Lipjan”. Këto projekte të përbashkëta, Kryetari Ahmeti dhe Ministri Abrashi i kanë cilësuar si shumë të rëndësishme për Komunën e Lipjanit, projekte këto që do të ndikojnë sadopak në zbutjen e papunësisë së qytetarëve lipjanas.

Kryetari Ahmeti ka falenderuar ministrin Abrashi për vazhdimin e këtij projekti edhe këtë vit, dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në implementimin e projekteve të përbashkëta e që kanë impakt të mirë në pastrimin e qytetit dhe në punësimin e qytetarëve. Ndërsa ministri Abrashi theksoi se orientimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës vazhdon të jetë ndërmarrja e të gjitha hapave që sigurojnë rritje të mirëqenies sociale tek të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai tha se projekte të tilla në Lipjan do të ketë edhe në të ardhmen.

Në kuadër të projektit “Punë Publike”, do të angazhohen 50 punëkërkues të cilët janë të regjistruar në Zyrën e Punësimit në Lipjan, për një periudhë kohore 3 mujore, e cila ka për qëllim pastrimin dhe mirëmbajtjen e lokacioneve në Komunën e Lipjanit. Ndërsa në kuadër të projektit “Praktikant në Qendren për Punë Sociale në Lipjan”, do të angazhohen 4 praktikant me pagesë në QPS për periudhën 6-të mujore.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...