Kryetarët e komunave mirëpresin vazhdimin e masave antiCOVID

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës këtë të diel ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën u vendosën për masa të reja dhe vazhdim tutje i disa prej tyre të cilat ishin në fuqi.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00 teksa shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës, njofton Klankosova.tv.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Klankosova.tv ka bërë të ditur se kryetarët e komunave të vendit i kanë përkrahur masat e reja.

“Para disa ditëve kemi pasur takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku kemi diskutuar rreth kërkesave tona dhe masave të reja e për këtë të gjithë janë pajtuar me vazhdimin e disa nga masat që paraprakisht kanë qenë në fuqi e edhe me ato që nga sot hyjnë në fuqi”.

“Ne kemi kërkuar që edhe të dielën të vazhdojë vaksinimi e kjo kërkesë është plotësuar dhe që stafi shëndetësore të rritet është plotësuar. Kërkesë nga disa kryetarë ka qenë sigurimi i barnave esenciale edhe kjo është plotësuar”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi mes tjerash bëri të ditur se një nga kërkesat që ka mbetur në shqyrtim është që të ketë lehtësira për personat e vaksinuar me të dy dozat nga COVID-19 dhe lehtësira në sektorin e gastronomisë.

SHIKO MË SHUMË

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit ka bërë...

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...