Kryesuesi Kuvendit Daut Azemi viziton KBI-në në Lipjan

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Lipjanit, Daut Azemi sot ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Lipjan ku u prit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Xhevdet Bytyqi me bashkëpunëtor.

Kryesuesi Azemi fillimisht ka uruar përfaqësuesit e BIK-ut uroj për muajin e shenjtë të Ramazanit në të njëjtën kohë kanë diskutuar edhe çështje të tjera që kanë rëndësi për qytetarët e komunës së Lipjanit.

Njëherit kryesuesi Daut Azemi ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë e institucioneve të komunës së Lipjanit për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen në të mirë të qytetarëve, njofotn Komuna.

Kryetari BIK-ut Xhevedet Bytyqi ka falenduar Kryesuesin Azemi dhe Komunën e Lipjanit për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen që po ofrojnë në vazhdimësi.

Image may contain: 2 people, people sitting and suit
Image may contain: 2 people, people sitting and suit
Image may contain: 6 people, people sitting, suit and indoor