Kryesia e LDK-së është takur sot pasdite, ku kanë diskutuar çështjet politike, transmeton LipjaniNews
Sipas LDK-së kryesia mbështet fuqishëm kryesuesen e kuvendit komunal znj. Vlora Limani Hajnuni,
“Kryesia e degës në takimin e sotëm ka diskutuar qështjet aktuale politike.me këtë rast kryesia mbështet fuçishëm kryesuesen e kuvendit komunal znj. Vlora Limani Hajnuni, është nder për qytetarët e lipjanit që këtë institucion e udhëheq një femër e përgatitur profesionalisht dhe këtë e ka dëshmuar këto 3 vite në menagjim të kuvendit”, thuhet në njoftim.
“Synimet për shkarkimin e Kryesueses janë tipike për inate dhe teke individuale e jo për qështje parimore. Konsiderojmë që nuk është interes i publikut pengimi i aprovimit të buxhetit dhe realizimit të projekteve në infrastrukturë”, thuhet më tej.
“Në kryesi u diskutuan edhe formimi i Grupeve Punuese për platformën Zgjedhore dhe funksionalizimin e zyrave të LDK-së”, përfundon LDK/


