Kryeqyteti, pa sallë kulturore edhe për disa vite

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

timthumb (1)

Komuna e Prishtinës, në vitin 2012 kishte premtuar që do ta bënte kryeqendrën me Sallë Universale Kulturore dhe me Galeri të veten, pastaj po ajo, në mungesë të buxhetit, siç u tha në fillim të vitit 2013, i kishte bërë bashkë këto dyja.

Premtimet e deklaratat për një sallë kulture në kryeqytet vazhduan, kur në tetor të vitit të kaluar, kryetari i atëhershëm i Prishtinës, Isa Mustafa, pati deklaruar që i gjithë dokumentacioni dhe planet për sallën kishin mbaruar dhe shumë shpejt, si kishte thënë ai, pritej të niste ndërtimi i saj.

Projekti, i cili bënte pjesë në planet e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2012 për Komunën e Prishtinës, planifikonte që salla t’i ketë diku rreth shtatëqind ulëse dhe të ndërtohej, jo shumë larg shtëpisë së teatrit dhe operës “Ibrahim Rugova”, një tjetër projekt kulturor i mbetur pezull. Por edhe dy vjet pas idesë fillestare, ende kultura prishtinase nuk ka një lokacion të vetin.

Por njësoj si e kaluara, duket se në këtë drejtim ka ngecur edhe udhëheqësia e tanishme e kryeqytetit. Në buxhetin e miratuar të Komunës së Prishtinës, për vitin 2014, për këtë projekt janë ndarë treqindetetëdhjetë mijë euro, të cilat janë krejtësisht të pamjaftueshme në krahasim me shumën që mund të kushtojë salla e kulturës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në mbledhjen e 18 korrikut në Kuvendin Komunal të Prishtinës, kishte deklaruar se katërqind mijë euro, sa ka ndarë Komuna për këtë projekt nuk mjaftojnë as për të ndërtuar themelet e Sallës Universale Kulturore. “I gjithë projekti diku rreth 6-7 milionë euro dhe është një projekt që zgjat tre vjet, kështu ne nuk do ta heqim si synim të Komunës që kryeqyteti ta ketë një sallë të veten kulturore, por nëse vendosim ta bëjmë duhet që të paktën të dihet lokacioni ku do të ndërtohet”. Ahmeti shtoi se nëse duhet të pritet edhe gjysmë viti, aq do të presin vetëm që kjo sallë të ndërtohet në qendër të qytetit.

“Një gjë të jetë e qartë, që ky projekt duhet të financohet, sepse Salla Universale Kulturore, nuk është vetëm e komunës, por e gjithë Kosovës”, ka thënë i pari i Prishtinës.

Fitore Pacolli, shefe e kabinetit të kulturës në Komunën e Prishtinës, thotë se projekti i Sallës Universale Kulturore është shtyrë për shkak të problemeve me lokacionin.

“Me rishikimin e buxhetit, shuma e planifikuar për këtë projekt ka qenë 385.000 euro dhe pasi që ky projekt nuk mund as të fillojë këtë vit për shkak të lokacionit, ne i kemi bartur mjetet në projektet tjera. Ky projekt pritet të fillojë vitin tjetër, pasi të vendosim për lokacionin”, ka thënë Pacolli për “Zërin”, duke shtuar se komuna e ka të pamundur të financojë vetë të gjithë projektin.

“Komuna nuk mundet të financojë vetëm këtë projekt sepse është një projekt që kushton shumë dhe zgjat 2-3 vjet, por planifikojmë ta bëjmë në bashkëfinancim me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Pra pasi të bëhet caktimi i lokacionit, Komuna e Prishtinës së bashku me ministrin e Kulturës përmes një memorandumi do të vendosin që në bashkëfinancim ta përfundojnë projektin në fjalë”, përfundoi ajo.

Në anën tjetër, Shkëlzen Dragaj, këshilltar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, rreth mundësisë së bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës, për projektin në fjalë tha se kjo Ministri është e gatshme të bashkëpunojë, por që nuk kanë ndonjë ide rreth shumës me të cilën mund ta financojnë, meqë akoma nuk kanë marrë asnjë dosje nga komuna: “Ne kemi biseduar me Komunën e Prishtinës dhe në parim jemi pro çdo bashkëpunimi me kryeqendrën, normalisht për projekte që kanë të bëjnë me kulturë e sport”.

“Sa i përket shumës me të cilën do të financojë Ministria nuk dihet ende sepse ende nuk e kemi dosjen e projektit nga Komuna, por edhe njëherë përsëris që në parim jemi për bashkëfinancimin e projektit të Sallës Universale Kulturore të Prishtinës”, ka thënë Dragaj./Zëri/

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...