Kryeministrja May: Britania mbetet në nivel të lartë të rrezikut ndaj terrorizmit

PUBLIKUAR

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se situata në gjithë Britaninë vazhdon të mbetet në shkallë kritike.

Theresa May ka thënë se niveli i kërcënimeve vazhdon të mbetet i lartë në publik dhe kështu ka lutur të gjithë që të qëndrojnë vigjilent, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në një deklaratë, May ka konfirmuar se ajo do t’ia bëjë me dije Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që informacionet që i posedon inteligjenca, të mos publikohen, por të mbesin të sigurta. Këtë deklaratë May e ka thënë gjatë samitit të NATO-s që u mbajt të enjten në mëngjes.

Kryeministrja britanike, May, e cila ka udhëtuar të martën për në samit të NATO-s, ka thënë se do të punojë me “kolegët ndërkombëtarë për luftën kundër terrorizmit”.

Ajo, gjithashtu, ka bërë me dije se ka shtuar forcat e policisë – rreth 1 mijë, të cilët thotë se janë në dispozicion në çdo orë dhe moment për çfarëdo lloj kërcënimi të mundshëm.

Ajo në fund të fjalës së saj në samitin e NATO-s ka bërë të qartë se G7-sha dhe NATO-ja do të punojnë së bashku për ta mundur të keqën e terrorizmit. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...