Kryeministri maqedonas verifikon nëse është gjithçka në rregull me flamurin gjerman pas skandalit me flamurin letonez

PUBLIKUAR

Qeveria e Maqedonisë duket se ka marrë mësim pas skandalit me flamurin e Austrisë, gjatë pritjes së kryeministrit të Austrisë, Sebastian Kurz. Sot, gjatë vizitës së Kancelares gjermane, Angela Merkel për ta verfikuar nëse është vendosur sigurt flamuri i Gjermanisë, e ka kontrolluar edhe vet Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, shkruan Gazeta Express.

Në kohën kur pritej të mbante fjalimin kancelarja gjermane, Angela Merkel, i pari I Qeverisë së Maqedonisë është afruar tek vendi ku ishte i vendosur flamuri i Gjermanisë, për të verfikuar nëse nuk është ngatërruar me atë të Belgjikës.

Këto dyshime të Zaevit për flamur, vijnë pas skandalit gjatë pritjes në Shkup që i ishte bërë kryeministrit të Austrisë, Sebastian Kurz.

Në pritjen e organizuar për këtë vizitë, në vend të flamurit të Austrisë, ishte vendosur flamuri i Letonisë.

Pas kësaj qeveria e Maqedonisë ka kërkuar falje për këtë skandal, duke e fajësuar protokollin, të e ketë ngatërruar flamurin shkaku i ngjashmërisë që flamujt e këtyre dy shteteve kanë mes vete./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...