Kryeministri Kurti takohet me ambasadoren franceze, flasin për projektin e ujësjellësit në kryeqytet

PUBLIKUAR

Bashkëpunimi në projekte zhvillimore në fushën e energjisë dhe ujësjellësve, ishin temat kyçe në takimin ndërmjet  Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadores së Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

U theksua domosdoshmëria e ndërmarrjes së veprimeve në mbrojtjen e burimeve ujore dhe zhvillimin e ekonomisë së qëndrueshme. U bisedua edhe për projektin e mbështetur nga ambasada franceze në Kosovë për ujësjellësin në kryeqytet.

Kryeministri Kurti e njoftoi për impiantin e parë për trajtimin e ujërave të ndotura urbane, të përuruar dje në Prizren si dhe projektet që po zhvillohen për impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në komunat e tjera.

Në këtë takim të përbashkët me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u bisedua edhe për të arriturat kryesore të Qeverisë në këta shtatë muaj, punën drejt reformave thelbësore dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kosovës. U ritheksua përkushtimi për intensifikim të marrëdhënieve bilaterale në rrafshin politik dhe ekonomik.

Ambasadorja Butel rikonfirmoi përkrahjen e Ambasadës së Francës në Kosovë për projektet në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...