Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i shoqëruar me Ministrin e Arsimit dhe bashkëpunëtorë të tjerë, deputetë të Parlamentit të Kosovës, sot kanë qëndruar në Lipjan, ata u priten nga Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, të cilët bashkarisht kanë përuruar objektin e Shkollës së Mesme, Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan,
Me këtë rast, drejtori i kësaj shkolle Semir Gashi, para të pranishmëve ka folur rreth historikut të kësaj shkolle, duke u shprehur i kënaqur dhe mirënjohës institucioneve të Kosovës për ndërtimin e obejktit të ri shkollor Gjimnazit “Ulipana” – Lipjan
Para nxënësve, arsimtarëve dhe të pranishmëve të tjerë, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për obejtkin e ri shkollor, ai mbetet i përkushtuar që lëmin e arsimit ta ketë prioritet.
Po ashtu Kryeministri Mustafa, ka theksuar se shumë shpejtë do të ketë investime të tjera në Komunën e Lipjanit në fushën e arsimit.
Ndërsa, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, shprehet i lumtur që sot pas shumë viteve Gjimnazit “ Ulpiana”, me këtë objekt të ri dhe madhështor po ju i kthehet reitingu që e kishte kjo shkollë me dekada. Nga kjo shkollë dolën shumë kuadro që ndihmuan në zhvillimin dhe ndërtimin e komunës sonë por edhe më gjërë. Duke e falenderuar, gjithë kuadrin mësimor për kontributin e dhënë në periudha të vështira, Kryetari Ahmeti, ka falenderuar një nga një të gjithë drejtorët që nga prof. Fehmi Jupa i ndjerë, i cili ishte drejtori i parë i Gjimnazit në Lipjan e deri te drejtori i tanishëm.
Në shenjë respekti dhe kontributit të dhënë në arsim, Kreu i Lipjanit Imri Ahmeti ndau 9-të mirënjohje për ish drejtorët e këtij Gjimnazi.
Po ashtu, Kryetari Ahmeti ka falenderuar kryeministrin Mustafa për përkrahjen dhe mbështetjen e e Qeverisë së Kosovës, në inevstimet që do të bëhen në fushën e arsimit siq është rasti me shkollen fillore në Magurë e cila shumë shpejtë do të fillon ndërtimi i saj.
Të pranishmit vizituan, kabinetet dhe klaset e kësaj shkolle.



