Kryeministri belg kërkon normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë

PUBLIKUAR

Charles Michell kryeministër i Belgjikës, pritet që gjatë ditës së nesërme të zhvillojë një vizitë në Beograd.

Ai para vizitës ka thënë se këtë vizitë po e realizon për të kërkuar zbatimin e reformave në rrugën e Serbisë drejt Evropës.

Michell foli edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne e kemi njohur pavarësinë e Kosovës, por duam të diskutojmë për mënyrën se si dy palët duhet të afrohen drejt normalizimit”, tha Michell, transmeton lajmi.net

Kryeministri belg gjithashtu theksoi se Samiti që do të mbahet në Sofje, do të jetë shumë i rëndësishëm për rrugën e Ballkanit drejt BE-së.

“Samiti i Sofjes konfirmon angazhimin e BE-së në rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Michell.

Kjo vizitë vie në vazhdën e bisedimeve që Vuçiq po vazhdon t’i realizojë me diplomatët ndërkombëtar për Kosovën. /Lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...