Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në Komisionin Evropian, Federica Mogherini, ka ftuar për një takim jozyrtar nesër kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Burime të agjencisë së lajmeve Tanjug, gjatë ditës së djeshme kanë konfirmuar se në takim mund të diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan lajmi.net
Gjatë darkës e cila do të mbahet nesër do të diskutohen strategji të Komisionit Evropian, për rrugën që do ta kenë vendet e Ballkanit drejt BE-së.
Në takim do të marrin pjesë kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës


