Kryebashkiaku i Selanikut të enjten për vizitë në Shkup

PUBLIKUAR

Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris, të enjten do të udhëtojë për në Shkup për takim me kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, me të cilin do të dakordohen për bashkëpunim mes dy qyteteve.

Siç shkruan gazeta “Kathimerini”, vizita e Butaris vjen në kohën e optimizmit të rritur në Athinë për përmirësimin e marrëdhënieve të cilat u prishën prej kontestit shumëvjeçar për emrin, si dhe “pas dështimit të kryeministrit nacionalist Nikolla Gruevski në zgjedhjet e fundit dhe formimit të qeverisë së re e cila vlerësohet si më e hapur për bisedime”, për cjell Telegrafi Maqedoni.

Butaris në Shkup dp të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, me presidentin Gjorge Ivanov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ndërsa është planifikuar takim edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Ne nuk merremi me politikë të jashtme, por përpiqemi me diplomaci mes qyteteve t’i afrojmë qytetet e dy vendeve dhe bashkërisht të punojmë për zgjidhjen e disa problemeve të cilat i kemi si fqinjë”, thotë Butaris.

Ai shton se qëllimi i vizitës është të ndërtohen marrëdhënie më të mira të mundshme midis dy qyteteve.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...