Kroos zgjedh mes Messit dhe Ronaldos

PUBLIKUAR

Toni Kroos sërish është pyetur për debatin se kush është më i miri, Lionel Messi, shoku i tij te Real Madridi, apo Cristiano Ronaldo.

Pak për shkak të viteve të arta që ka luajtur me Ronaldon, Kroos tha se ndihet i obliguar të zgjedh gjithmonë CR7, por edhe për gjithçka që i ka dhënë Realit.

Lojtari më i mirë i të gjitha kohëve?

“Përderisa kam luajtur me të, është Cristiano Ronaldo (lojtari më i mirë i të gjitha kohërave)”, tha Kroos.

“Sigurisht që jam i njëanshëm sepse ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe ka qenë vendimtar që ne të fitonim shumë tituj. Ishte emocionuese dhe mbresëlënëse (të luash përkrah Ronaldos)”.

“Nuk ishim vetëm shokë skuadre, por edhe shokë në dhomën e zhveshjes dhe fqinjë edhe në jetën private. Ai jetonte afër meje. Ai është profesionist, mbresëlënës. Kjo është arsyeja pse është e ndaluar për mua të përmend Messin (si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave)”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...