Kroos vendos t’i japë fund karrierës në Kombëtaren e Gjermanisë

PUBLIKUAR

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, pritet të pensionohet nga Kombëtarja e Gjermanisë këtë vit, pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2020.

Trajneri i Gjermanisë Joachim Low njoftoi se do të largohet nga Kombëtarja gjermane pas Euro 2020 në verë dhe duket se Kroos do t’i ndjekë hapat e tij, transmeton Gazeta Express.

Kroos i ka zhvilluar 101 ndeshje për ekipin kombëtar gjerman, duke i shënuar 17 gola.

Ai e fitoi Kupën e Botës më 2014 kur Gjermania e mposhti Argjentinën në finale.

Si pas gazetës gjermane Bild, Kroos do të pensionohet nga kombëtarja menjëherë pas garës së kësaj vere.

Synimi i 31-vjeçarit është të përqendrohet plotësisht në Real Madridin, klubin me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2023. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...