Kroacia merr tri pikë të rëndësishme në Sllovaki

PUBLIKUAR

Kroacia ka arritur fitore të madhe në Sllovaki me rezultat minimal 0-1. Mesfushori i Interit Brozovic ishte heroi i kësaj ndeshje pasi që shënoi një gol të bukur në minutën e 86-të për Kroacinë. Kjo fitore e barazon Kroacinë me pikë me Rusinë

Kroacia ka arritur një fitore të rëndësishme sonte në Bratisllavë ku e ka mposhtur kombëtaren e Sllovakisë.

Ishte një ndeshje kjo e dominuar me raste dhe posedim më shumë nga Kroacia, të cilët në fund kthehet në Zagreb me tri pikë në xhep.

Rastin e parë për kroatët e patën në minutën e 11-të me Orsic i cili edhe pse pati mundësi të mirë për të goditur bëri një goditje të keqe e cila përfundon jashtë.

Në pjesën e parë, përpos rastit të Orsic nuk pati raste të tjera dhe Kroacia dhe Sllovakia shkuan në zhveshtore me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë vazhdoi e njëjta rutinë e skuadrave të cilat nuk kishin tentime në gol por që vazhdimisht qarkullonin topin në mesfushë.

Kështu goli do të vinte në minutën e 86-të.

Ishte Marcelo Brozovic që shënoi pas rikthimi të topit të ai në zonë të rreptësisë për t’i dhënë kështu epërsinë skuadrës kroate.

Për nëntë minuta lojë, Kroacia arriti që ta ruajë rezultatin dhe sonte ata do të kthehen në Zagreb me 3 pikë të fituara.

Kështu, tani ata janë në vendin e dytë të Grupit H me 10 pikë. Vazhdon në këtë grup të jetë e para Rusia e cila ka 10 pikë po ashtu por ka golëdallim më të mirë se Kroacia. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...