Kroacia do t’i kërkojë Serbisë kompensim për dëmet e luftës

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se qeveria që drejton nuk e ka lënë anash çështjen e kompensimit të dëmeve të luftës nga Serbia.

Ai, teksa u përgjigj sot në pyetjet e deputetëve kroatë, tha se për këtë çështje po punohet.

“Ne po ndjekim vendimet e Tribunalit të Hagës dhe po i analizojmë ato. Sa i përket temës së dëmeve të luftës dhe padive, ne e kemi ngritur atë në nivelin dypalësh. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë po punon për këtë temë dhe ne nuk e kemi harruar atë. Ne do të përpiqemi të sigurojmë që drejtësia të realizohet dhe se e vërteta për luftën atdhetare në Kroaci, edhe ndërkombëtarisht, të mos vihet në dyshim askund”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...