KRL-Lipjan zgjedh antarët e komisioneve

PUBLIKUAR

Sot është mbajtë mbledhja e radhës nga Kuvendi i të Rinjëve të Lipjanit.

Mbledhja u hap nga Nënkryetarja e parë Blerinë Syla, e cila iu uroj mirëseardhje dhe i falenderoj për pjesëmarrje të gjithë deputetët që ishin të pranishëm. Kryetari i KRL-së Rinor Murati mbajti fjaimin e tij ku njoftoi deputetët e rinjë për historikun e KRL-së, si dhe ju uroj suksese deputetëve të rinjë.

Kryetari i Kuvendit i të Rinjëve të Kosovës Kastriot Luma gjatë fjalimit të tij tha se ndjehet shumë i lumtur për arritjen e KRL-së si dhe gjeneratës së katërt i uroi mirëseardhje.
Deputetët e rinjë u betuan në mbledhjen sotme.

Sot u zgjodhën kryetarët dhe antarët e tri komisioneve:
Kandidatë të Komisionit për Buxhet dhe Financa ishin: Herolind Balaj, Gresa Luma dhe Arianita Bytyqi. Kryetar u zgjodh Herolind Balaj .


Kandidatë të Komisionit për Mandatë dhe Rregullore ishin: Çlirim Hajrullahu, Edison Xhemshiti dhe Festina Duhlaku. Kryetar u zgjodh Edison Xhemshiti.
Kandidatë të Komisionit për Kulturë, Arsim dhe Sport ishin: Albert Duriqi, Djellza Krasniqi, Endrit Bllaca dhe Alma Gashi. Kryetare u zgjodh Alma Gashi .
Ndër të tjerash u diskutua për gjendjen e tanishme të KRL-së si dhe u propozuan disa ide për realizim të aktiviteteve të reja.

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...

Vdes zyrtari Policor Enver Zogaj

Ka vdekur zyrtarit policor Enver Zogaj. Me këtë rast Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti...

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të...