Trupat senegaleze kanë hyrë në Gambi për të siguruar se Adama Barrow do të marrë pushtetin si presidenti i ri i vendit, ka bërë të ditur një zëdhënës i ushtrisë së Senegalit.
Ndërhyrja e Senegalit vjen pak pasi Barrow ka bërë betimin si president në ambasadën e Gambisë në kryeqytetin e Senegalit, njofton BBC.

Ai është njohur ndërkombëtarisht. Por, Yayha Jammesh po refuzon të largohet nga posti dhe gëzon mbështetjen e parlamentit, transmeton Gazeta Express.
Udhëheqësit e shteteve të Afrikës Perëndimore kanë kërcënuar se do ta largojnë Jammeh me forcë. Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë mbështetje Barrowit. /Express/


