Kriza humanitare në Kongo, më e rëndë se në Siri

PUBLIKUAR

Konflikti ka detyruar 1.7 milion njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre në Republikën Demokratike të Kongos këtë vit, duke shkaktuar një “mega-krizë”, thonë agjencitë e ndihmës.

Sipas tyre, Kongo, për të dytin vit me radhë, është vendi më i prekur nga zhvendosja.

Kongo, me vite, është e paqëndrueshme, pasi milicitë rivale luftojnë për kontrollin e territorit.

Konflikti është përkeqësuar pas dështimit për organizimin e zgjedhjeve, vitin e kaluar.

“Është një mega-krizë. Shkalla e njerëzve që ikin nga dhuna është jashtë tabelave, e tejkalon Sirinë, Jemenin dhe Irakun”, tha drejtorja e Këshillit Norvegjez të Refugjatëve në Kongo, Ulrika Blom, përcjell REL.

Në një raport që ka publikuar Qendra për Monitorimin e Zhvendosjes së Brendshme thuhet se mesatarisht 5,500 njerëz në ditë kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Kongo këtë vit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...